U fut të vidhte makinën, hajduti lë pas si “dhuratë” certifikatën e lindjes

Një i ri që u përpoq të vidhte një makinë ka lënë pas mjete identifikimi si “dhuratë” për policinë.

19-vjeçari Kian Talty u pikas ndërkohë që mundohej të vidhte një makinë pasi kishte hyrë me forcë në një shtëpi në Edmonton.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur të hënën gjatë natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Talty u kap shumë shpejt nga policia pasi, pa dashje, kishte lënë pas një çantë të tijën ku mbante celularin, certifikatën e lindjes si dhe disa dokumente të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurorja Natalie Keys e përshkroi aktin si ‘jashtëzakonisht amator’, raportoi The Cairns Post.

I riu u shpall fajtor për grabitje dhe për përdorim të paligjshëm të një automjeti në Gjykatën e Magjistraturës në Cairns të martën.

19-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë, shumica nga vitit 2017, kryesisht për vjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?