U nda nga bashkëshorti pas 10 vitesh, Meloni: Jam mirë, do vijoj punën time

“Jam mirë, jam shumë mirë, vijoj të bëj punën time si gjithmonë.” Kështu është shprehur kryeministrja italiane Giorgia Meloni teksa u përgjigjej pyetjeve të bëra nga gazetarët pas ndarjes me ish-bashkëshortin, Andrea Giambruno.

Kryeministrja e Italisë njoftoi një ditë më parë, me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, se i kishte dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me bashkëshortin Andrea Giambruno. Teksa njoftonte ndarjen, Meloni shtoi se miqësinë me ish-bashkëshortin do ta ruajë për hir të vajzës së tyre 7-vjeçare.

Kryeministrja italiane dha një mesazh edhe për kundërshtarët politikë që e përdorën jetën e saj personale për ta goditur: “Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur përmes jetës personale, duhet ta dinë se sado që pika e ujit të shpresojë të shkatërrojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?