U përdhunua dhe u vra, hetimet për masakrimin e gazetares

Vrasja brutale e një folëseje televizive, e Viktoria Marinova ka tronditur të gjithë Bullgarinë, e ka sjellë një valë reagimesh të menjëhershme, përfshirë atë të OSBE-së që bëri thirrje urgjente për një hetim rrënjësor të ngjarjes së rëndë.

“Personat përgjegjes duhet të përballen me drejtësinë”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Europë. Federata europiane e Gazetarëve shkruan në “Twitter” se lajmi i fundit me të cilin po merrej Viktoria Marinova lidhej me korrupsionin shtetëror.

Trupi i pajetë i 30-vjeçares gazetare, folëse dhe drejtoreshë administrative e televizionit lokal “TVN”, u gjet pranë brigjeve të lumit Danub në qytetin verior Ruse. Ajo ishte përdhunuar, rrahur e më pas mbytur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marinova është gazetarja e tretë që vritet në Bashkimin Europian brenda më pak se një viti pas Daphne Caruana Galizia në Maltë dhe Jan Kuciak në Sllovaki.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?