FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U takuan në Paris, Trump për Melonin: Është fantastike, plot energji

Pas kthimit nga Parisi, presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump iu referua bisedës që pati me kryeministren italiane, Giorgia Meloni në darkën zyrtare të shtruar për liderët nga Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee.

”Ne folëm për një kohë të gjatë, është një burim i vërtetë energjie, ju siguroj, është fantastike”, tha Trump për Melonin.

“Ne shkojmë mirë”, citohet të ketë thënë Presidenti amerikan, duke shtuar se grupi i liderëve botërorë në rihapjen e katedrales Notre-Dame de Paris, 5 vite pas zjarrit shkatërrues, ishte një “grup i ngjashëm” me atë të katër viteve më parë kur ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar se shpresonte se ata mund ta “ndreqin pak botën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?