Udhëheqësit ushtarakë të Myanmar duhet të përballen me akuza për genocid

Një raport i OKB-së ka thënë se figurat e larta ushtarake në Myanmar duhet të hetohen për gjenocid në shtetin Rakhinë dhe krimet kundër njerëzimit në zona të tjera.

Raporti, bazuar në qindra intervista, është dënimi më i fortë i OKB-së deri më tani i dhunës kundër së Rohingyas.

“Taktikat e ushtrisë janë vazhdimisht dhe krejtësisht joproporcionale ndaj kërcënimeve aktuale të sigurisë,”-thuhet në raportin e OKB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu është kritikuar ashpër udhëheqësi de facto i Myanmarit, Aung San Suu Kyi, për mos ndërhyrjen në ndalimin e dhunës. Raporti bën thirrje që çështja t’i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria vazhdimisht ka thënë se operacionet e saj kanë në shënjestër kërcënimet militante ose kryengritëse.

“Nevoja ushtarake kurrë nuk do të justifikonte vrasjen pa dallim, përdhunim e grave, sulmet seksuale ndaj fëmijëve dhe djegien e fshatrave të tëra.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?