Udhëtonte me shpejtësi të lartë, shqiptarit i kapen 453 kg marijuanë

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi në makinën, të cilën drejtonte me shpejtësi të lartë, iu gjetën fillimisht 240 kilogram marijuanë.

I veshur me tuta mekaniku, shqiptari Luka. R, 25 vjeç kur e ndaluan u tha policëve se po nxitonte për të shpërndarë në një servis pjesë këmbimi makinash.

Kjo deklaratë e të riut rriti dyshimet tek policia, të cilët pas kontrollit që ushtruan në mjet, në pjesën e karrocerisë, bullonave dhe marmites gjetën dhe sekuestruan 240 kilogram marijuanë të fshehura në 11 çanta të mëdha të zeza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kontrollit të një tjetër makine që i përkiste të riut, u sekuestrua një tjetër sasi lënde narkotike, duke e çuar në 453.3 numrin e kilogramëve të marijuanës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?