Uragani Florence mbërrin në SHBA, 100.000 shtëpi në errësirë

Janë më shumë se 100.000 shtëpi të mbetura pa energji elektrike në brigjet lindore amerikane, ku ka mbërritur uragani Florence.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane të cilat thonë që pavarësisht se uragani e ka ulur fuqinë e tij mbetet ende i rrezikshëm.

Stuhia e fuqishme ka sjellë erëra me shpejtësi deri në 150km/orë dhe autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e mijëra njerëzve në Veri dhe Jug të Karolinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Karolinën e Veriut dhe të Jugut qendra kombëtare e uraganeve (Nhc) parashikon “përmbytje katastrofike”. Uragani ka zbritur në kategorinë 1, por kjo sipas ekspertëve do ta bëjë më të vështirë situatën në dy Shtetet, ku do të jetë i stacionuar për një kohë të gjatë moti i keq, me shira dhe shtrëngata shiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?