Vajza memece harrohet në makinë nga e ëma, gjen vdekjen
Një vajzë 11 vjeçe gjeti vdekjen pasi u harrua në makinë nga nëna e saj. Makina ishte parkuar jashtë shtëpisë, por fatkeqësisht vogëlushja nuk mundi të kërkonte ndihmë për shkak se ishte memece, duke mbetur e bllokuar brenda mjetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Suffolk County, të shtetit të New York, ku temperaturat shkuan në 38 gradë.
Nëna e kishte parkuar makinën dhe kishte hyrë në shtëpi bashkë me dy fëmijët e tjerë, duke menduar se edhe vajza ishte me ta.
Pas disa orësh, gruaja kuptoi se vajza nuk ishte dhe shkoi për të kërkuar në makinë ku dhe e gjeti në gjendje kritike.
Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital, por gjeti vdekjen.
“Ishte një nënë shumë e kujdesshme, nuk mendoj se ekzistojnë prindër më të mirë se ata. I njoh prej 20 vitesh dhe nuk i kanë lënë asnjëherë vetëm”, u shpreh fqinja e gruas për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

