Vaksina anti-covid, zbulohet numri i zyrtarëve të lartë grekë që do e marrin të parin

Janë 45 zyrtarë të lartë grekë, që do të vaksinohen në fillim prej datës 27 dhjetor deri në 10 janar, dita kur do të ketë përfunduar faza e parë e vaksinimit kundër Covid-19 për 70000 persona.

Siç bëhet me dije në kuadrin e planit kombëtar, do të vaksinohen të parët në datën 27, Presidentja e Greqisë Sakelaropoulou dhe kryeministri Mitsotakis. Në ditët në vazhdim përparësi kanë personeli shëndetësor, ai i shërbimeve sociale, të moshuarit në azile apo qendra shëndetësore.

Bëhet fjalë për një operacion shëndetësor, i quajtur “Liria” që asnjëherë në të kaluarën nuk është organizuar në ketë nivel, me ketë limit kohor dhe në të gjithë popullsinë e vendit. Asnjëherë në shkallë botërore nuk është realizuar një përpjekje e tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët ndjekin ende me shqetësim numrin e vdekjeve nga Covid-19 që mbetet i lartë. 62 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve, vërtet është ulur, por jo në nivelin që pritej. Janë regjistruar gjatë ditës së martë 937 të prekur dhe 495 të intubuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?