Vapa e madhe, ministri sms bizneseve: Mbyllni punën nga ora 12:00–16:00 ose 2000 euro gjobë

Të gjitha bizneset do duhet të mbyllen nga ora 12:00-16:00 në të kundërtën do të ketë gjoba. Kjo është masa e parë që merr qeveria greke në këto temperatura të flakta. Ministri i Punës, Adonis Georgiadis u dërgoi një mesazh të rreptë bizneseve që të respektojnë vendimin ministror për mbrojtjen e punëtorëve nga vala e të nxehtit.

“U kërkoj bizneseve që të respektojnë vendimin e ministrisë për orarin e punës (12:00 – 16:00 pushim), në të kundërt do të ketë ndërhyrje të menjëhershme nga inspektorati i punës për vendosjen e gjobave”, tha ministri.

Për çdo biznes që nuk respekton këtë vendim gjoba është 2000 euro. “Gjoba për shkelje është 2000 euro për punonjës. Sot i kam kërkuar inspektoratit të më informojë. Deri tani nuk kam asnjë njoftim për shkelje. Duket se në një masë të madhe bizneset po përshtaten. Nuk më pëlqen të vendos gjoba, por punëtorët duhet të punojnë të sigurt”, paralajmëroi ai.

SHKARKO APP