Vatikani refuzon ftesën e Trump për Bordin e Paqes: Krizat duhet t’i menaxhojë OKB
”Vatikani nuk do të marrë pjesë në të ashtuquajturin Bordi i Paqes së presidentit amerikan Donald Trump”, kështu tha kardinali Pietro Parolin, diplomati më i lartë i Selisë së Shenjtë, i cili shtoi se përpjekjet për të menaxhuar situatat e krizës duhet të drejtohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Leoni, i pari Papë Amerikan dhe kritik i disa prej politikave të Trumpit është ftuar ti bashkohet bordit në Janar.
Organizmi i ri do të mbajë takimin e tij të parë në Uashington të enjten, për të diskutuar rindërtimin e Gazës. Italia dhe Bashkimi Europian kanë thënë se përfaqësuesit e tyre planifikojnë të marrin pjesë si vëzhgues pasi nuk u janë bashkuar bordit.
“Selia e Shenjte nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes për shkak të natyrës së saj të veçantë që ndryshon me atë të shteteve të tjera. Shqetësimi ynë është se në nivel ndërkombëtar, mbi të gjitha duhet të jetë OKB për menaxhimin e krizave”, ishte deklarata e Parolin.
KOHA JONË SONDAZH

