FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vdekja e nënës shqiptare me fëmijët, dënohet ish-kryebashkiakja

Ish-kryetarja e Bashkisë së Xhenovas në Itali, Marta Vincenzi është dënuar me 5 vite burg për përmbytjet që ndodhën në qytetin që drejtonte më 4 nëntor të vitit 2011. Në atë kohë u vranë 6 njerëz, tre prej të cilëve me origjinë shqiptare.

Gjyqtarja e shpalli fajtore kryebashkiaken për disa vepra penale, si vrasje e shumëfishtë, fajtore e fatkeqësisë, etj.

Për secilën nga veprat ajo ka marrë nga disa vite burg. Në atë kohë, humbën jetën shqiptarja Shpresa Djala, 23 vjeçe dhe dy fëmijët e saj, përkatësisht 8 vjeçe dhe 10 muajshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

E dënuara tha se e konsideronte veten të pafajshme, ndërsa paralajmëroi se do ta çonte çështjen edhe në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?