Vdekja e Prigozhin, Boris Johnson: Putin mund te ketë gisht në këtë ngjarje

Ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka hedhur akuza duke pretenduar se presidenti rus Vladimir Putin mund te kete gisht ne vrasjen e shefit te Ëagner Yevgeny Prigozhin.

“Nuk mund të ketë kaluar më shumë se disa sekonda midis shpërthimit në bordin e avionit dhe momentit që Prigozhin ndërroi jetë, dhe në atë çast jam i sigurt se ai e dinte me qartësi të se çfarë kishte ndodhur.

Unë do të vë bast se mendimi i fundit në mendjen e Prigozhin ishte ‘Putin!’, i paraprirë nga një nga sharjet e shumta në të cilat ish-mercenari dhe shitësi i hotdog-ëve ishte kaq i rrjedhshëm”, shkruan ish kryeministri i Britanisë së Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkaqet e rrëzimit të avionit ku mbeti i vrarë shefi i mercenarëve mbeten të paqarta, por zyrtarë të inteligjencës amerikane dhe britanike besojnë se ishte qëllimshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?