Vdes në moshën 95-vjeçare astronauti i parë amerikan

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare John Glenn, astronauti i parë amerikan që fluturoi rreth tokës, shkruan BBC.

John Glenn, i cili ka shërbyer edhe si senator i Ohios, ishte shtruar ne spital prej një jave. Ai u bë i pari astronaut amerikan që fluturoi orbitën e tokës për rreth pesë orë më 20 shkurt të vitit 1962.

Pas shërbimit si pilot ushtarak në Luftën e Dytë Botërore dhe në luftën e Koresë, Glenn zuri vend në radhët e astronautëve të parë amerikan të mbledhr nga NASA në vitin 1958.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë kohë më pas ai u bë njeriu me i vjetër që fluturoi në hapësirë në vitin 1998 si pjesë e anijes hapësinore amerikane Discovery.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur John Glenn fluturoi me raketën Atlas nga Cape Canaveral në vitin 1962, ai ngriti shpresat e një kombi,” thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

“Me vdekjen e Johnit, kombi ynë ka humbur një ikonë dhe Michelle dhe unë kemi humbur një mik”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan Barack Obama.

_92895206_hi036784911

_87517990_87517989

_92895628_gettyimages-907419

john-glenn

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?