Vdesin të 20 personat në bordin e aeroplanit të përplasur në Zvicër

Zvicra u trondit të shtunën nga dy aksidente ajrore.

Policia ka konfirmuar sot (5 gusht) se të 20 personat në bordin e një aeroplani të vjetër që u përplas në malin Piz Segna kanë vdekur.

Në aeroplanin që po udhëtonte drejt Alpeve zviceriane ndodheshin 17 pasagjerë, dy pilotë dhe një stjuardesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktimat janë 17 shtetas zviceranë dhe një familje prej tre anëtarësh nga Austria, raportoi policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

JU-52 është ndërtuar nga gjermanët në vitin 1939 dhe ishte në pronësi të kompanisë ajrore JU-Air që ofron fluturime panoramike në vendpushimin alpin të Flims.

Aeroplani Junker u rrëzua në lartësinë 2,540 metra mbi nivelin e detit.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?