Vendimi i çuditshëm/ Donald Trump: Do t’ju duhet kartë identiteti për të blerë ushqime
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një fjalimi të tij në Florida tha se blerja e ushqimeve në dyqan do të bëhet nëpërmjet një karte identiteti.
Këtë koment Trump e bëri për ligjet e reja gjatë një tubimi në Tampa në mbështetje të republikanit Ron DeSantis në garën guvernatoriale të shtetit.
Presidenti gjithashtu ceku disa pika të tjera gjatë fjalës së tij, duke përfshirë normat e papunësisë në vend dhe tarifat, përpara se të fliste për mashtrimin e votës.
Trump akuzoi demokratët se po përpiqeshin t’u jepnin emigrantëve të jashtëligjshëm të drejtën për të votuar.
“Kjo është arsyeja pse ka ardhur koha për identifikimin e votuesve, si kushdo tjetër,” tha Trump. “Duhet ta dini, dhe nëse shkoni për të blerë ushqime, do t’ju duhet një foto mbi një kartë. Mjet identifikimi”.
KOHA JONË SONDAZH

