Verboi dhe vrau një qen, dënohet me 9 vite burg

Një burrë, i cili i nxorri syrin qenit të komshiut dhe vrau një qen tjetër me shkop bejsbolli është dënuar me më shumë se 9 vite burg. David C. Herbert, një ish punonjës i marinës u dënua të premten për abuzimin fizik ndaj qenve të fqinjëve duke metoda çnjerëzore përfshirë acid dhe helm.

Në gusht të vitit të kaluar 39 vjeçari u dënua me gjashtë akuza për mizori ndaj kafshëve, një akuzë për vjedhje, katër akuza për vandalizëm për dëmtimin e dy qenve të fqinjëve të tij, njëri prej të cilëve ngordhi. Sipas autoriteteve Herbert sulmonte fqinjët e tij në afërsi të Oceanside në vitin 2017, duke i helmuar ose djegur qentë e me kimikate.

Në prill të vitit 2017, Maria Morales dhe djali i saj katërvjeçar u kthyen në shtëpi dhe zbuluan se ishte ajo grabitur dhe se qenit të tyre Estrella iu ishte nxjerrë syri. Ata u larguan nga banesa për shkak të frikës për sigurinë e tyre. Një familjeje të re që u zhvendos një muaj më vonë iu zhduk qeni pas dy ditëve. Ai u gjet i ngordhur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?