VIDEO/ 70 vite që jeton me “mushkëri të hekurt” dhe brenda një ”arkivoli”
Paul Alexander ka një histori të pabesueshme, por të vlëretë. Ai në moshën 6-vjeçare u godit nga poliomieliti, i cili e la të paralizuar nga qafa e poshtë. Në pamundësi për të marrë frymë vetë, Paul u vendos brenda një tubi të veçantë të quajtur “mushkëria e hekurt”, e cila e ka mbajtur gjallë që nga viti 1952.
Edhe pse Paul jeton i varur nga makina, ai ka arritur të zhvillojë mënyrën e tij të frymëmarrjes , të cilën ai e quan “frymëmarrje bretkosash” dhe që i lejon atij të dalë jashtë makinës. “Mushkëria e hekurt” është një tub mrekullie që zëvendësoi rolin e mushkërive të infektuara dhe shpëtoi jetën e mijëra pacientëve të paralizuar nga poliomieliti, kryesisht në vitet 50.
Ventilatori i cili duket si një arkivol metalik i frikshëm, kërkon që pacientët të shtrihen brenda tij, me një pajisje të lidhur fort në qafë. Pajisja funksionon duke krijuar një vakum dhe kështu mushkëritë e pacientit furnizohen me oksigjen pasi sistemi nervor qendror dhe funksioni i frymëmarrjes janë dëmtuar nga poliomieliti.
Paul arriti të marrë frymë vetë duke zhvilluar një teknikë shumë të vështirë të quajtur “frymëmarrja e bretkosave” (glosofaringeale), e cila bëhet duke gëlltitur ajrin.
El hombre que ha vivido durante 70 años dentro de un pulmón de hierro.
Paul Alexander, de 77 años, conocido como ‘Polio Paul’ contrajo polio en 1952, cuando tenía 6 años, y desde entonces ha tenido que vivir con un pulmón de hierro de 600 libras.
En 1952, Estados Unidos… pic.twitter.com/cfO9q04KMj
— Alerta Mundial (@AlertaMundial2) September 1, 2023
KOHA JONË SONDAZH

