Video/ New York, skenë sureale në Times Square, sheshi pushtohet nga bletët
Një skenë surreale në Times Square, një nga sheshet kryesore të New York-un në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rreth 30 mijë bletë kanë pushtuar sheshin kryesor të Big Apple, duke u ngulur fillimisht në çadrat e një fast-food aty pranë.
Për të lëvizur bletët është dashur ndërhyja e një bletërritësi, i cili i pajisur me mushama, doreza dhe aspirator ka thithur insektet prej aty.
Policia ka boshatisur vendin ku burri po ndërhynte për të larguar bletët. Turistët dhe kalimtarët kanë xhiruar këtë skenë.
KOHA JONË SONDAZH

