VIDEO/ Rrëzohet avioni në Larisa të Greqisë, dy të vdekur

 GREQI– Një avion i vogël është rrëzuar gjatë mbrëmjes në Greqi, duke shkaktuar kështu dy të vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë rurale të Larisas. Mediat lokale raportojnë se nga aksidenti ajror kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin në mjetin e fluturimit.

Bëhet fjalë për pronarin e avionit, një 43-vjeçar grek, i njohur si sipërmarrës në fushën e marketingut dhe të shpërndarjes së kafes si dhe një 34-vjeçar grek, pilot i Forcave Ajrore. Mediat lokale raportojnë se alarmi për zhdukjen e avionit u dha rreth orës 21:00 me orën lokal, pasi mjeti fluturues duhej të ishte ulur në aeroportin e Terpsitheas në orën 20:30.

Kanë qenë banorët e zonës ata që lajmëruan policinë pasi panë avionin që u rrëzua. Sakaq, trupat e pajetë janë dërguar në morg ku do t’i nënshtrohen ekspertizën mjekoligjore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?