Video/ Skandal në Itali, kriminelët marrin “peng” futbollistin

Ignazio Barbagallo i ka dhënë fund karrierës futbollistike. 55 vjeçari i cili u bë i famshëm gjatë eksperiencës së tij te Catania ka mbyllur një karrierë të gjatë në fushën e blertë.

Por, ai ka vendosur që këtë procedurë ta bëj në një mënyrë shumë spektakolare. Gjatë takimit Viagrande-Nebrodi, një helikopter zbriti në fushën e blertë. Në bordin e tij ndodhej piloti dhe një person me kapuç dhe me armë, i cili “rrëmbeu” Barbagallon, duke e hipur në mjetin fluturues për ta larguar larg që aty.

Një skenë e denjë për një film aksion, por jo për Gjykatën Sportive. Kjo e fundit mori masa ndaj skuadrës së fundit në karrierë të Barbagallos. Ekipi nuk do të luaj në fushën e saj deri më 31 maj, me kampionatin që përfundon më 28 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, nëse Barbagallos vendos të rikthehet në fushën e blertë do i duhet të zbres pas fundit të qershorit, pasi rrëzikon një skualifikim deri në fund të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Nucleo Rimozione giocatori finiti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?