Virusi kinez, futet në karantinë politikani i njohur

Vende kryesore të Italisë prej ditësh janë izoluar nga përhapja e lartë nga virusi kinez. Prefekti i rajonit të Lombardisë, bëri me dije se do të futet në karantinë 14 ditore pasi një bashkëpunëtor i afërt i tiji ishte prekur nga koronavirusi. Attilio Fontana thotë se ka rezultuar negativ nga analizat, megjithatë do të vetëkarantinohej si masë paraprake për 14 ditë. ”Nga sot, do të ndryshojë gjithçka tek unë. Kam dalë negativ nga analizat për koronavirusin, megjithatë kam zgjedhur që të futem në karantinë për dy javë me qëllim shmangien e ndonjë të papriture ndaj bashkëpunëtorëve të mi”. Gjendja është alarmante në Itali ku numri i të prekurve është 400, ndërsa numërohen 12 të vdekur.

SHKARKO APP