Viva Fidel! – Kubanezët vajtojnë ndarjen nga jeta të liderit revolucionar

Kuba po vajton ndarjen nga jeta të liderit të saj revolucionar Fidel Castro, i cili vdiq në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.

Flamujt do të valëviten në gjysmë shtize, teksa vendi do të mbajë 9 ditë zie. Ndërkohë, duke nisur nga dita e hënë, njerëzit do të kenë mundësinë t’i bëjnë nderimet e tyre liderit të ndjerë në Santiago de Cuba, në vendin ku ai nisi çdo gjë.

Fidel Castro erdhi në pushtet në 1959 dhe nxiti revolucionin komunist, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara për vite me rradhë. Mbështetësit e tij e kanë konsideruar atë si personin i cili ju kundërvu Amerikës gjatë Luftës së Ftohtë dhe ia riktheu Kubën popullit. Kritikët e tij, sidoqoftë, e kanë konsideruar atë një diktator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Figura e Fidel Castro-s ishte tepër e rëndësishme për kubanezët. Emri i tij ka qenë pjesë e jetëve të tyre për dekada me rradhë, pavarësisht nëse ai ishte heroi i tyre revolucionar dhe çlirimtar apo një despot dhe tiran.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një grup studentësh u shfaqën përpara fakultetit të drejtësisë, në universitetin ku ai studioi në vitet ’50, me flamuj kubanezë, foto të Fidel dhe me parulla revolucionare. Në Havana, njerëzit ishin më të heshtur, ndërkohë që komuniteti kubanez anti-Castro që jeton në Miami, ka festuar lajmin për vdekjen e liderit.

Periudha e zisë ka filluar zyrtarisht që prej të shtunës dhe do të respektohet deri sa hiri i Castro-s të çohet në qytetin jug-lindor të Santiago de Cuba, aty ku lideri shpalli fitoren e revolucionit.

Ndërkohë, një seri ceremonish memoriale do të zënë vend përgjatë këtyre ditëve. Castro është lideri më jetëgjatë i shekullit të 20, që nuk ka prejardhje nga një familje mbretërore. Prej vitesh, ai ishte tërhequr nga jeta politike për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?