FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjen ndryshimi në jetën e grave arabe, propozim radikal i princit

Në një kohë kur po diskutohet për ndalimin e perces, deklarata e një princi arab ka cuditur. “Ka ardhur momenti që gratë arabe të ngasin vetë makinat e tyre”. Ka qenë kjo deklarata e bërë së fundmi nga një princ arab, që ka shkundur disi mentalitetin vendas.

Princi Alwaleed Bin Talal është anëtar i familjes mbretërore arabe dhe deklaratën e bëri nëpërmjet një letre të hapur, si dhe nëpërmjet një postimi në Twitter.

“T’i ndalosh një gruaje përdorimin e makinës është njëlloj si t’i ndalosh edukimin. Pra, një çështje të drejtash që duhet të zgjidhet”, shpjegoi ai nëpërmjet statusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos tyre, Bin Talal rreshtoi dhe një sërë të drejtash, të cilat gjithashtu u mohohen grave arabe në të gjitha fushat. Të drejta të cilat nuk mund të konsiderohen më si luks, por si një nevojë normale. Besimet e princit ndryshojnë shumë nga ato të pjesës tjetër të shoqërisë arabe dhe duket se do të shkaktojnë shumë kundërshtime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Princi Alwaleed Bin Talal

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?