Vrasja e 27-vjeçarit, lirohet shqiptari që dyshohet se nxiti shokun e tij ta qëllojë
Shqiptari i arrestuar nga policia greke me akuzën e bashkëpunëtorit në vrasjen e Mario Metajt është liruar nga akuzat.
31-vjeçari doli sot përpara gjykatës në Patra, ndërsa gjykata e liroi nga akuzat për përfshirje në ekzekutimin e 27-vjeçarit.
Siç raportojnë mediat greke, avokati i tij deklaroi se 31-vjeçari, shok i autorit të vrasjes ishte rrahur nga viktima dhe vëllai i tij, të cilët sipas Christos Tsolkas, e kishin goditur 15 herë me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas medieve greke, avokati arriti që të provonte që gjaku në kaçavidë ishte i 31-vjeçarit duke e liruar kështu nga akuza për përfshirje në vrasje.
Megjithatë, shqiptari nuk ka pranuar që të thotë asnjë fjalë në gjykatë për shokun e tij, të cilin e nxiti të vriste Metajn.
Autori i vrasjes së bashkëkombësit të tij në Patra, dyshohet sipas autoriteteve greke, se është arratisur në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

