Vrasja e gazetarit saudit, dalin mesazhet në WhatsApp

Mesazhet në WhatsApp të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi disa javë para vdekjes së tij, mund të jetë një zhvillim thelbësor për motivin e vrasjes së tij.

Në shkëmbimin në WhatsApp, mes tij dhe aktivistit të Montrealit, Omar Abdulaziz, Khashoggi sulmon princin e kurorës së Saudit, Mohammed Bin Salman, të cilin e cilëson një njëri që gllabëron armiqtë e tij.

ABdulah, i cili i zbuloi mesazhet për CNN, tha se ato mund të jenë hakuar në gusht nga autoritetet sauditet, dy muaj para vrasjes brutale brenda konsullatës në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muajin e  kaluar, kërkuesit në Universitetin e Torontos  raportuan se telefoni i Abdulaziz mund të jetë hakuar nga zyrtarë ushtarakë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Telefoni hackuar luajti një rol të madh në atë që i ndodhi Jamal. Më vjen shumë keq që po e them, por faji po më vret”, tha aktivisti për CNN.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?