Vrasja e tmerrshme/ 20-vjeçari ekzekuton vogëlushen në SHBA

Një 20-vjeçar u arrestua nga policia amerikane, pas dyshimit se ka vrarë një vajzë vetëm 10-vjeçare. Krimi i tmerrshëm tronditi komunitetin lokal. Policia tha se ekzekutimi ishte një “vrasje e rrugës”.

Joshua Gonzalez akuzohet për vrasje të shkallës së parë si dhe për tre akuza për lëndime trupore ndaj vogëlushes. Forcat policore informuan se Gonzales kishte një “karrierë” të pasur kriminale përpara se të kryente krimin e rëndë, shkruajnë mediat amerikane.

Vogëlushja dyshohet se është vrarë në një kamion. Policia në Phoenix tha se është gjetur kamioni dhe arma, të cilat janë konfiskuar si prova materiale për krimin. Shefi policor i Phoenix Xherri Uilliams deklaroi se i dyshuari ka bërë përpjekje për të ndryshuar pamjen e kamionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiakja e Phoenix, Kate Gallego e quajti ngjarjen “një tragjedi të pakuptimtë”. Babai dhe nëna e viktimës Summerbell Brownit thanë se humbja e vajzës ishte një ngjarje e tmerrshme për ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?