Vreshti më i vogël në botë, por një shishe kushton 5 mijë euro

Si duhet të jetë vreshti që një shishe verë kushton 5 mijë euro? Në zemër të rajonit italian të Reggio Emilia, Tullio Massoni ka krijuar një vresht të vogël që dëshiron ta shndërrojë në art. Vreshti ka 60 metra katrorë dhe prodhon 29 shishe verë të kuqe në vit. Tullio Massoni e rrit rrushin e tij në çatinë e Via Mari 10, adresa nga e cila merr edhe emrin vera.

“Babai im bënte verë dhe më la trashëgim një vresht të madh, por kur bëra llogaritë, kuptova që më shumë do të shpenzoja sesa do të fitoja nga ai vresht, kështu që e shita. 20 vite më vonë, u pendova që e shita dhe vendosa që të bëja një vresht në miniaturë”, tregon Massoni për CNN.

“Vera ime është një formë shprehjeje artistike, është një provokim filozofik, diçka që ti e mban në dhomën e ndenjes dhe t’i tregosh miqve që në atë shishe ka verë që vjen nga një vresht në çati, që e ka bërë një i çmendur”, shtoi italiani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?