Vritet nëna shtatzënë dhe vajza

Izraeli nisi sërish sulmet ajrore duke bombarduar në kufirin me Gazën, pasi dhjetëra raketa janë lëshuar në territorin izraelit nga Hamasi. Të paktën 3 persona kanë mbetur të vrarë, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe foshnja e saj 18 muajshe.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se gruaja shtatzënë ishte një 23-vjeçare, ndërsa mbeti i plagosur edhe bashkëshorti i saj. Po ashtu, mbeti i vrarë edhe një militant i Hamasit, e 12 persona të tjerë u plagosën.

Ende nga Izraeli nuk ka pasur një koment mbi viktimat e shkaktuara si pasojë e sulmeve të tyre. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftoi se gjithçka nisi pasi u qëllua një automjet i policisë të mërkurën në Gaza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?