Vritet ‘presidenti’ i separatistëve pro-rusë në Ukrainën Lindore

Udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut (DNR) të vetëshpallur, Alexander Zakharchenko, vdiq nga një shpërthim në një restorant në qendër të Donetskut, tha një burim.

“Kreu i DNR Aleksandër Zakharchenko vdiq në një shpërthim në kafene Separ, ndërsa ministri i të Ardhurave dhe Çështjeve Tatimore Alekxandar Timofeyev u plagos,” shtoi burimi nga strukturat e sigurisë të DNR. Timofey u transportua në spital. Më herët, është raportuar se një restorant në qendër të Donetskut, rreth njëqind metra larg vendbanimit të Zakharchenkos, ndodhi një shpërthim ku një person u vra dhe tre vetë u plagosën, njofton Sputnik.

Zakharchenko u bashkua me milicinë në Donetsk pas grushtit të shtetit në Kiev në vitin 2014 dhe u zgjodh më pas si kreu i DNR në nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?