FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç: Në rrezik jeta ime personale dhe e familjes

Telashet për kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç duket se nuk kanë të ndalur. Vuçiç, në një intervistë dhënë për gazetën kroate “Globas” ka thënë se është vënë në rrezik jeta e tij personale dhe e familjes.

“Në fillim më dukej si diçka qesharake dhe nuk e vrisja mendjen shumë. Por, tani kam pasur akoma kërcënime dhe shërbimet e fshehta serbe kanë gjetur edhe armë, të dyshuara se më kanë pasur në shënjestër. Ne kemi edhe dëshmitarë të gjallë, që ka thënë ‘Keni për ta parë se çfarë ka për të ndodhur me Vuçiçin’. Dhe ky nuk është person më kot, por një nga snajperistët më të mirë të Serbisë”, tha kreu i qeverisë në Beograd.

Aleksandër Vuçiç ka theksuar se mendon se ka njerëz që nuk ia duan të mirën dhe ndaj ka kërcënime, duke shtuar se ia ka lënë të gjitha përgjegjësitë policisë, që të ndjekë rastet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?