FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç takohet sot me Stoltenberg në Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë ditën e sotme Kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në një takim në Bruksel.

Lideri i Aleancës dhe kreu i ekzekutivit serb do të zhvillojnë fillimisht një bisedë me dyer të mbyllura dhe më pas do të mbajnë një konferencë për mediat që është parashikuar të ndodhe në mesditë.

Gjatë fjalës së tyre, dy përfaqësuesit pritet të adresojnë një sërë çështjesh me interes të përbashkët në fushën e sigurisë, përfshirë rritjen e bashkëpunimit mes palëve, lufta kundër terrorizmit, forcimi i kontrolleve në pikat kufitare për të penguar kalimin e ekstremistëve, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Serbia nuk është një vend anëtar i NATO-s dhe madje as nuk aspiron që të jetë për shkak të lidhjeve tradicionale me Rusinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, përgjatë viteve të fundit, Beogradi ka hedhur gjithnjë hapa bashkëpunues drejt Aleancës.

Për këtë arsye, vizita e Kryeministrit Vuçiç në Bruksel do të pritet me interes të madh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?