Wikileaks: Julian Assange do të dëbohet nga ambasada e Ekuadorit

Ambasada e Ekuadorit në Londër po përgatitet të dëbojë themeluesin e Wikileaks, Julian Assange dhe duket se ka arritur në një marrëveshje me Britaninë e Madhe për arrestimin e tij.

Lajmin e bën të ditur Wikileaks duke cituar disa burime të niveleve të larta.

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno, së fundmi e ka akuzuar vazhdimisht Assange që ka shkelur rregullat e azilit në ambasadë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një funksionar i lartë i qeverisë së Ekuadorit ka bërë me dije që deri tani nuk është marrë asnjë vendim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka marrë nënshtetësinë ekuadoriane. Ai prej gati 6 vitesh, jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?