Yoshihide Suga, kryeministri 71-vjeçar i Japonisë

Yoshihide Suga u zgjodh kryeministër i ri i Japonisë. Ai do të pasojë Shinzo Aben, i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore. Suga (71 vjeçar) mori 314 nga 462 vota në dhomën e ulët të parlamentit. Një shumicë e thjeshtë ishte e nevojshme për zgjedhjen e kryeministrit të ri.

Të hënën, Yoshihide Suga u zgjodh kreu i ri i partisë në pushtet. Ish-kryesekretari i kabinetit të Abes siguroi zgjedhjen si kryeministër në parlament, ku koalicioni qeverisës i Liberal Demokratëve ka shumicën.

Suga fitoi mbështetjen e njerëzve kryesorë në parti për shkak të pritjes që kanë ata se ai do të vazhdojë politikën e Abes. Ai njoftoi se përparësitë kryesore të qeverisë do të jenë lufta kundër koronavirusit dhe rimëkëmbja e ekonomisë e goditur rëndë nga pandemia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?