Yoshihide Suga zgjidhet kryeministër i ri i Japonisë, sot bëhet publike qeveria e re

Yoshihide Suga tashmë është kryeministër i ri i Japonisë. Ai do të pasojë Shinzo Aben, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore.

71-vjeçari mori 314 nga 462 vota në dhomën e ulët të parlamentit. Suga fitoi mbështetjen e njerëzve kryesorë në parti për shkak të pritjes që kanë ata se ai do të vazhdojë politikën e Abes.

Mësohet se kryeministri do të njoftojë përbërjen e qeverisë së re të Japonisë ditën e sotme. Kujtojmë se Aben, ka thyer rekord si kryeministri që ka shërbyer më së gjati në Japoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?