Zbulohet 21-vjeçari që publikoi dokumentet sekrete amerikane

Dokumentet e klasifikuara të inteligjencës amerikane i ka zbuluar një 21-vjeçar që quhet Jack Teixeira. I riu është anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Zyrtarët kanë bërë po ashtu të ditur se ata kanë qenë duk e vëzhguar të riun për disa kohë dhe se arrestimi i tij është i pashmangshëm.

”New York Times” raporton gjithashtu se ai punon në sektorin e inteligjencës së Gardës Kombëtare. Thuhet se Teixeira ishte pjesë e një grupi privat online të quajtur Thug Shaker Central, ku shumica e djemve të rinj dhe adoleshentëve bëhen bashkë për të ndarë pasionin për armët, memet dhe video-lojërat.

Në dosjet e nxjerra thuhet se përfshihen informacione mbi dobësitë e mundshme në mbrojtjen e Ukrainës, si dhe numrin e forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar që dyshohet se janë aktive në luftë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?