FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zelanda e Re goditet nga një tërmet 7.4 ballë

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 95 kilometra nga qyteti i lartpërmendur dhe ende nuk ka informacione për viktima dhe dëme materiale

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë prej 7.4 ballë sipas shkallës së Rihterit, goditi rajonin Christchurch në ishullin jugor të Zelandës së Re, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 95 kilometra nga qyteti i lartpërmendur dhe ende nuk ka informacione për viktima dhe dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dridhja është ndjerë në rajonin e gjerë duke përfshirë edhe Christchurch, qytetin më të madh të ishullit jugor, që në shkurt të vitit 2011 u godit nga tërmeti me fuqi prej 6.3 ballë në të cilën humbën jetën 185 persona dhe shkaktoi dëm prej 15.5 miliardë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zelanda e Re gjendet në të ashtuquajturën “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet e vullkaneve janë dukuri e shpeshtë.-AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?