Zelanda e Re goditet nga tërmeti më i fortë i vitit 2020
Bota E Hënë, 27 Prill 2020 15:50
Zelanda e Re ka regjistruar tërmetin e saj më të fuqishëm të vitit 2020 në një zonë të largët të ishullit jugor.
Banorët e Dunedin, Queenstown dhe Invercargill ishin ndër mijërat që raportuar një tërmet me magnitudë 5,6 ballë në orën 10:52, mëngjesin e së hënës.
Epiqendra ishte rreth 40 km në veri te Te Anau.
Agjencia e monitorimeve të tërmeteve GNS tha se zbuluan një tërmet tjetër në të njëjtin vend, 9 ditë më parë, por nuk ishte me rëndësi.