Zelensky mesazh për Krishtlindje: Liria ka një çmim të lartë, duhet të rezistojmë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dhënë një mesazh për qytetarët e kombit të tij në vigjilje të Krishtlindjeve. Ai tha se populli ukrainas duhet të rezistojë përballë sulmeve ruse.
“Liria ka një çmim të lartë, por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë”, deklaroi ai.
Sulmet me raketa dhe dron të Rusisë kanë lënë miliona ukrainas pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm. Të shtunën sulmet ajrore ruse vranë 10 persona në qytetin jugor Kherson të Ukrainës, thanë zyrtarët.
Autoritetet rajonale thanë se 68 persona të tjerë u plagosën dhe u bënë thirrje banorëve vendas që të dhurojnë urgjentisht gjak.
KOHA JONË SONDAZH

