Zelensky: Situata në Donetsk jashtëzakonisht e vështirë!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në front mbetet “jashtëzakonisht e vështirë”, veçanërisht në rajonin lindor të Donetskut.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky tha se forcat ruse nuk po sulmonin vetëm pozicionet ukrainase, por gjithashtu po shkatërronin qytetet dhe fshatrat përreth tyre.
Zelensky raportoi se po ndodhin beteja të mëdha për Vuhledar, në jugperëndim të Donetsk, dhe Bakhmut, në verilindje dhe tha se në rajonin e Donetsk, Rusia po rrit një ofensivë të re.
Qyteti ka rëndësi simbolike si për Rusinë ashtu edhe për Ukrainën, megjithëse analistët ushtarakë perëndimorë thonë se ka pak rëndësi strategjike.
KOHA JONË SONDAZH

