Zjarr në një klub nate në Kaliforni, dyshohet për 40 të vdekur

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në një ndërtesë gjatë një feste me muzikë elektronike në Oakland të Kalifornisë.
Autoritetet në San Francisko thonë se po përgatiten që numri i viktimave të shkojë deri në 40, por deri tani janë të konfirmuar 9 të vdekur.

Kreu i zjarrfikësve në Oakland, Teresa Deloche-Reed tha se disa persona kishin mundur të largohen por në momentin kur kanë shpërthyer flakët në ndërtesë (si tip depoje) kanë qenë më shumë se 50- 100 persona.

Godina ishte e ndarë në disa studio artistike. Kreu i zjarrfikëseve tha se ndërtesa nuk kishte një dalje të saktë por e vetmja mënyrë për të zbritur nga kati i dytë ishte përmes disa shkallëve të improvizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë aty po mbahej një concert i muzikantit Golden Donna dhe sipas të dhënave të para në momentin kur ka rënë zjarri nuk ka rënë alarmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

3affa94500000578-3996676-image-a-147_14807881078983afc9f4c00000578-3996676-image-a-5_14807702743693afc9ef500000578-3996676-the_fire_broke_out_at_a_warehouse_in_oakland_california_in_the_e-a-4_1480770274351

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?