Zv/presidenti Vance në Romë, takim me Melonin dhe vizitë në Vatikan: Italia, një aleat i madh i SHBA-ve

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, zhvilloi një vizitë në Itali, ku u prit nga Kryeministrja Giorgia Meloni dhe vizitoi Vatikanin në kuadër të Javës së Shenjtë.

Në një postim në Instagram, Vance shprehu kënaqësinë për takimin me Melonin: “Ishte kënaqësi të takoja Kryeministren Giorgia Meloni në Romë. Italia është një vend i bukur dhe një aleat i madh i Shteteve të Bashkuara.”

Vizita e zëvendëspresidentit amerikan në Vatikan përkoi me liturgjinë e të Premtes së Madhe në Bazilikën e Shën Pjetrit, një moment solemn i Javës së Shenjtë në kalendarin katolik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një nder të vizitoja Vatikanin gjatë Javës së Shenjtë, dhe një bekim të përjetoja bukurinë dhe solemnitetin e liturgjisë së të Premtes së Mirë,” shkroi Vance në një tjetër postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?