Zvicër/ Gjeli iu shkaktoi probleme, pronarët e nxjerrin në rrugë
Të ndodhur mes dilemash të shumta dhe shqetësimeve të vazhdueshme, një çift zviceran ka bërë një lajmërim të pazakonshëm. Gjeli që mbanin në shtëpi ua prishte qetësinë dhe shpeshherë i zgjonte nga gjumi, ndërsa pas shumë vuajtjesh, ata vendosën të shpërndanin një lajmërim në rrugë duke kërkuar që ta dhuronin gjelin pas asnjë para.
Gjeli kishte zërin e lartë në kohën kur këndonte, por gjithashtu edhe komshinjtë e çiftit të ri ishin ankuar për prishje të qetësisë. Rasti në fjalë është dërguar deri në gjykatë nga fqinjët, pasi kënga e tij në 05:00 të mëngjesi i kishte shqetësuar gjithmonë.
Edhe pse kanë kaluar dhjetë ditë nga nxjerrja e lajmërimit askush nuk është interesuar për ofertën, ndërsa pronarët shprehen të bindur se gjeli do të merret nga dikush, madje kanë pohuar se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

KOHA JONË SONDAZH

