“Buzëqesh” më në fund Pioli, Rafael Leao rikuperohet nga dëmtimi

PAris Saint-Germain's Slovak defender #37 Milan Skriniar (R) clashes with AC Milan's Portuguese forward #10 Rafael Leao during the UEFA Champions League 1st round group F football match between AC Milan and Paris Saint-Germain at the San Siro stadium in Milan on November 7, 2023. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP)

Më në fund ka lajme të mira për Milanin nga infermieria. Rafael Leao, I dëmtuar më 11 nëntor në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, më në fund ka kaluar problemet mjekësore.

Testet e kryera këtë mëngjes nga numri 10 i kuqezinjve kanë dhënë sinjale pozitive për rikthimin e tij në ekip. Ish-lojtari i Lille do të kthehet sot në fushë për stërvitje të personalizuar, por më vonë do t’i bashkohet grupit.

Prania e tij të shtunën kundër Atalantës është e vështirë që të ndodhë, por Pioli mund ta thërrasë në stol. Leao, i cili nuk është parë në fushë që nga ndeshja Lecce-Milan, shumë shpejt mund të kthehet për të ndihmuar ekipin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai po ruhet për të qenë në formën më të mirë të mundshme për duelin ndaj Newcastle në Champions League. Fati i kuqezinjve në kompeticionin evropian do të vendoset në këtë ndeshje, ku shanset për kualifikim janë fare minimale. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?