Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Biznesmenë mashtrues me shumicë e pakicë

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
Kryeministri premton një
vjeshtë me stuhi ndaj kompanive me dy bilance
 
Shtatori do të quhet muaji i reformave. Veç reformës në drejtësi dhe ligjit për zyrtarët e inkriminuar, kryeministri Edi Rama ka premtuar dje nisjen e një aksioni kombëtar kundër evazionit fiskal. Çdo biznes, i madh apo i vogël, duke nisur që nga ato ambulante, do t’i nënshtrohet një verifikimi për pagesën e taksave. Në takimin e zhvilluar dje me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar, kryeministri Rama ka lajmëruar një aksion kombëtar të ngjashëm me atë kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Bëhet fjalë për një aksion ku do të marrin pjesë Doganat, Drejtoria e Tatimeve, Inspektorati i Punës, si dhe institucione të tjera. Krahas angazhimit në terren, kryeministri lajmëroi dhe ndryshimin e Kodit Penal për mospagimin e taksave dhe fshehjen e të ardhurave apo mosdeklarimin e punonjësve. Ndryshimi i Kodit Penal do të thotë se për këtë shmangie ligjore, mund të parashikohet veç gjobave edhe dënimi më burg për rastet ekstreme. Shtrëngimet ligjore do të jenë për përdorimin e kasave, deklarimin e punonjësve dhe bilancet e bizneseve. Reforma ndër më të plotat në këtë sektor pritet të ndryshojë komplet gjendjen e pagesës së taksave aktualisht.
Edhe pse duket një masë drastike ajo është mëse e domosdoshme. Në Shqipëri ka me mijëra kompani të mëdha që punojnë me dy bilance, një për tatimet dhe një tjetër për bankat, bile dhe një për vete. Një shmangie e tillë e tatimeve sjell me qindra milionë euro humbje për shtetin. Por veç kësaj krijon dhe një treg të pandershëm në biznes. Kjo për arsyen se bizneset e rregullta që paguajnë taksa konkurohen në mënyrë të pandershme me bizneset që fshehin të ardhurat. Në fund, më të suksesshëm nuk rezultojnë ata që respektojnë ligjin, por ata që shmangin ligjin dhe tallen me shtetin. Kjo taktikë që aplikohet prej dhjetëra vitesh në vend sjell penalizime edhe tek bankat. Pasi bizneset që fshehin bilancet në shtet paraqesin të ardhura të pakta, madje në ndonjë rast bëhen edhe pjesë e projekteve ndihmëse të qeverisë. Ndërsa tek bankat dhe në bilancet e tyre rezultojnë se kanë të ardhura të mjaftueshme dhe madje marrin kredi më lehtë sesa bizneset e ndershme. Një situatë e tillë duhet të marrë fund duke u dhënë mundësi të barbarta të gjithëve dhe vetëm dora e shtetit ka të drejtën të vendosë zbatimin e ligjit për të gjithë. Më pas do të zbulohet se kush janë vërtet bizneset e suksesshme në Shqipëri.
Por çështja e pagesës së taksave, përveç aspektit ligjor, në Shqipëri është kthyer në një fenomen gati kriminal. Janë me qindra mijëra punonjës në kompani të vogla, por edhe kompani të mëdha që figurojnë të pasiguruar në Sigurimet Shoqërore. Fenomeni i punës në të zezë, jo vetëm shmang detyrimet nga shtetit, por u vjedh dhe pensionin e të ardhmen këtyre njerëzve. Ndaj kjo reformë është e domosdoshme për t’u kthyer dinjitetin atyre njerëzve që punojnë si skllevër me rroga qesharake dhe nuk figurojnë në asnjë bordero të shtetit.
Reforma në drejtësi, reforma në ujësjellësa, reforma për largimin e personave të inkriminuar nga administrata publike dhe reforma në sektorin e punësimit janë betejat që mazhoraca do të nisë në vjeshtë.Pas qetësisë se pushimeve, Kryeministri ka premtuar një vjeshtë me stuhi në disa prej sektorëve kyç të vendit. Stuhi që do të prekin dhe mund të lëkundin nga themelet drejtësinë, zyrtarët e inkriminuar, si dhe biznese kryesorë në vend që u shmangen detyrimeve. Qeveria ka hyrë në vitin e tretë të qeverisjes dhe këto reforma do të përcaktojnë gjithë bilancet kryesore të kësaj mazhorance. Ndaj dhe angazhimi do të jetë maksimal si prova kyçe për reformat.  
Mjafton të shikosh edhe në media, ku punojnë me dy bilance dhe me punonjës e gazetarë të pa siguruar, mjafton t’ju rregjistrosh emisionet apo lajmet dhe iu kërkon si Shtet se sa vetë paguajnë nën dorë dhe sa janë të siguruar. Një mashtrim i madh kudo, ndaj kjo është betejë e madhe e kryeministrit Rama, por jo vetëm e tij, e të gjithë shoqërisë për të vendosur  rregulla ligjore kudo.
Ka nevojë për mbështetje në këtë rast kryeministri në këtë betejë , e cila nuk do të jetë e lehtë. Shteti duhet të krijojë kushtet për biznes, por jo që biznesi të mos paguajë taksa e detyrimet ligjore.
 

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.