Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Blushi:Nuk më lajmëruan. Kryeministria: E njoftuam

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
Nuk duhej të ndodhte, por ja që ndodhi. Kryeministri Edi Rama dje pasdite prezantoi kandidatin e së majtës për Bashkinë e Elbasanit, Qazim Sejdini. Në takim nuk lajmëroi Ben Blushin, si deputet i Elbasanit. Kështu thotë të paktën Blushi. Zyra e shtypit e kryeministrit e pyetur dje tha se është lajmëruar. Duel fjalësh !
Mungesa e Blushit ra në sy edhe për faktin se ai është edhe kryesuesi i deputetëve të Qarkut Elbasan. I kontaktuar nga media deputeti Blushi thotë se nuk kishte asnjë njoftim për këtë aktivitet. Ai shtoi se nëse do të njoftohej, patjetër që do të ishte prezent. Kryeministri Rama ka krijuar një praktikë, që për prezantimin e kandidatëve për bashkitë, shoqërohet nga deputetët kryesues të listës së qarkut përkatës. Në rastin e Elbasanit kjo praktikë nuk u zbatua. Të paktën sipas Blushit do të ishte patjetër i pranishëm. Ndërkohë Kryeministri shoqërohej nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe të dy bashkë kërkuan para qytetarëve mbështetje për kandidaturën e Sejdinit, i cili është në kërkim të mandatit të tretë. Gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2013, Blushi ishte zëri kryesor i opozitës në gjithë qarkun e Elbasanit. Ai bëri fushatë jo vetëm në qytet, por edhe në komunat dhe bashkitë e tjera, që me ndarjen territoriale tashmë janë pjesë e Bashkisë së Elbasanit. Ndaj prania e tij, si një nga zërat kryesorë të PS-së në këto zgjedhje, mund të ishte dhe një ndihmë më shumë për kandidatin e majtë, i cili tashmë ka një bashki disa herë më të madhe se ajo ku fitoi zgjedhjet e fundit vendore.
Mesa duket, mënjanimi i Blushit nga ana e Ramës është i qëllimshëm, për shkak të kritikave të tij për qeverinë dhe projektin e “Rilindjes”. Tre shkrimet e Blushit “Funerali i Rilindjes”,  “Letër një socialisti”,  dhe “Hasanizimi i Shqipërisë” i dhanë një “shuplakë” të fortë kryeministrit dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Katër ditë më parë vetë Blushi ishte në Elbasan për ditën e dëshmorëve. Ai u shfaq përkrah Qazim Sejdinit në ceremoninë e organizuar për 5 majin.
Nëse Blushi ka qenë lajmëruar dhe nuk shkoi, duke thënë se “nuk më lajmëruan” është një gabim taktik i tij. Në të vertetë Kryeministri i druhet ndonjë ballafaqimi publik apo shtrëngimi duarsh me të vetmin deputet nga radhët e tij që kritikon hapur mënyrën e qeverisjes së Ramës. Sinjalet për një ftohje të marrëdhënieve janë dhënë dhe nga deputetë të tjerë të Partisë Socialiste. Taulant Balla dhe Sadri Abazi janë deputetët që kanë reaguar më ashpër ndaj kritikave të Blushit, duke e cilësuar se përdor “gjuhën e Saliut”. Abazi ka shkuar dhe më tej duke kërkuar përjashtimin e tij nga partia. Kritika më e shpeshtë që është bërë ndaj Blushit është ajo se përveçse sulmon qeverinë nuk jep alternativë. Kjo vlente deri ditën e enjte, ku gjatë seancës parlamentare Blushi u dha jo një, por disa alternativa kundërshtarëve të tij brenda partisë. Më kryesore ishin; dyfishimi i ndihmës ekonomike, ilaçe falas për familjet e varfra dhe uljen e taksave për shtresat e varfra. Argumenti kryesor i tij ishte se në vend jetojnë 400 mijë familje me 400 lekë në ditë, ndaj s’mund të taksohen njolloj, qoftë edhe me taksën e famshme progresive. Ata që e kritikuan më shumë Blushin pas këtyre propozimeve ishin ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Pra, kur kundërshton direkt qeverisjen i thonë s’ke alternativa, kur jep alternativa, i thonë nuk ke të drejtë. Por edhe Blushi luan për kauzën e tij, të cilën vetëm ai e di; është për dobësuar Ramën apo për të krijuar parti të re politike. Të dy nuk janë pa gjynahe në këtë moskomunikim prej javësh e duket se po shkojnë drejt një përplasje finale.
Pothuajse ka një muaj që Ben Blushi ka nisur serinë e kritikave me shkrime në media, intervista dhe fjalime të forta në parlament e ku numri i kolegëve që i kanë dalë kundër publikisht është shtuar, siç duket jo pa miratimin e Ramës. Por duke parë qëndrimet e një pjesë të deputetëve të PS-së, është po aq e vërtetë që dhe rrethi i njerëzve që mendojnë si Ben Blushi në parti është shtuar. Pandeli Majko ishte i pari që në media ka shprehur rezerva ndaj qeverisjes.Por mjeshtërisht Rama e merr nëpër Tiranë ish-kryeministrin Majko, duke e mbajtur me fort afër vetes që të mos kalojë në frontin e Blushit. I fundit dhe më i rëndësishmi pas Ramës në PS, Gramoz Ruçi, në një fjalim në Kuvend, foli për largimin e politikanëve nga elektorati, mos hapjen e telefonave për zgjedhësit dhe mungesën e reformave në Kuvend. Ruçi i citoi kritikat si pjesë e një sondazhi të kryer nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI). Por nëse u heqim termat e sondazhit, kritikat ngjanin më shumë me ato që Blushi ka shkuar prej një muaji. Dhe mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Blushit janë zyrtarizuar me replikat e fundit. Ndërsa Blushi shfrytëzon mediat dhe Kuvendin për të folur, Rama zgjedh takimet me kandidatët dhe shpërndarjen  e lejeve të legalizimit për t’u përgjigjur. Më parë përmendte shpesh “ato që thotë Saliu”, ndërsa tashmë në retorikën e tij flet “ata që kundërshtojnë”, siç duket në këtë pjesë fut dhe Blushin. Në fakt gjuhë konflikti përdorin të dy, edhe Blushi, edhe Rama.
Me sa duket po shkohet përfundimisht drejt një konflikti të hapur mes të dyve. Por kur do të jetë dita e përplasjes kokë me kokë? Pas zgjedhjeve duket se po vjen dueli i hapur. Nëse Rama fiton zgjedhjet do të jetë ai që do hidhet në sulm e në përjashtim të Blushit nga Partia Socialiste. Në të kundërt, pra nëse humbet kryeministri sfidën e zgjedhjeve lokale, të cilat i ka personalizuar, atëherë do të jetë Blushi dhe disa me Blushin që do të hidhen në sulm total e frontal.
Komunikimi mes tyre duket larg dhe po shkojnë pa e kuptuar, të dy, drejt ndarjes finale e pothuaj fatale, të paktën për njerin prej tyre.
 
Qamil  Xhani

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 29 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 30 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 31 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 33 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.