Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë fsheh Berisha për çështjen “Doshi”?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në ditën që të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm u paraqitën në Prokurori, ish-kryeministri Sali Berisha mohoi të ketë pasur një ftesë për t’u paraqitur para organit të akuzës. Mosparaqitja u justifikua nga ish-kryeministri me argumentin se nuk ka pasur një ftesë zyrtare nga ana e institucionit të akuzës, edhe pse Prokuroria e Përgjithshme publikoi dy ditë më parë një njoftim, ku në listë ishte dhe ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha. Thirrja e tij para organit të akuzës është bërë si person që kishte djeni lidhur me akuzat e Tom Doshit për atentat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Dje mediat e kontrolluara nga qeveria e kanë hapur rëndom këtë lajm, që Berisha është thirrur nga Prokuroria. Berisha nuk është thirrur. Nuk ka asnjë ftesë. Në çdo rast që prokuroria do të thërrasë, Sali Berisha do të jetë i gatshëm të paraqitet”,- tha ish-kreu i qeverisë. Duke shfrytëzuar paraqitjen e ftesës në rrugë zyrtare, ish-kryeministri ka zgjedhur t’i shmanget përballjes me prokurorët që kanë në dorë çështjen më të nxehtë të viteve të fundit. Është e njohur “alergjia” që ka Berisha ndaj institucionit të akuzës kur vjen puna për të dëshmuar. Në 25 vjet, ai është politikani i vetëm në Shqipëri që nuk ka pranuar asnjëherë të paraqitet para organit të akuzës. Refuzimi ka ardhur për çështje ku ai ka pasur dijeni, por edhe për akuza nga persona të tjerë, si ato për ngjarjet e vitit 1997, vrasja e deputetit Azem Hajdari dhe së fundmi, ngjarjet e 21 Janarit. Ndaj thirrja në prokurori për Berishën mund t’i jetë dukur edhe një sfidë që ka të bëjë me qëndrimin që ka mbajtur në vite ndaj organit të akuzës. Dje arriti të shmangte përballjen me prokurorët falë një procedure zyrtare. Burime nga Prokuroria thanë se të hënën do të merret dëshmia e tij, duke u kujdesur këtë herë që të respektohet edhe procedura e ftesës. Berisha tha se është i gatshëm të shkojë, por deri të hënën nuk është çudi që mund të dalë ndonjë problem tjetër procedural.  

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Por çfarë rëndësie ka për zbardhjen e çështjes “Doshi” dëshmia e ish-kryeministrit?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deputeti Doshi, ditën e hënë akuzoi Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si personin që ka paguar persona për ta vrarë. Kreu i Kuvendit deklaroi se 6 muaj më parë, Doshi i ka thënë se personat që kanë planifikuar një komplot për ta eliminuar janë njerëzit e Sali Berishës. Gjithë kjo histori për kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri që ka ndjekur çështjen që nga fillimi, është një sajesë. Sipas tyre, nuk ka pasur asnjë plan për të vrarë Tom Doshin, por kemi të bëjmë me një skenar të organizuar jo vetëm nga Tom Doshi. Edhe deputeti Mark Frroku, i cili sipas Tom Doshi e ka njoftuar për atentatin, ka mohuar dje para prokurorëve diccka të tillë. Ai thotë se s’ka asnjë lidhje në këtë histori. Në këtë pikë hyn dhe roli i Sali Berishës. Pas Tom Doshit ai është i vetmi person që mbështet variantin e atentatit. Ish-kryeministri tha ditën e enjte në Kuvend, se planin për vrasjen e deputetit Tom Doshi e kishte mësuar 3 muaj më parë. Është e çuditshme sesi për një informacion që është ruajtur më shumë sesa një sekret shtetëror, ish-kryeministri është vënë në djeni para 3 muajsh.

Sigurisht, që ai ka linjat e veta të informacionit, por nëse e ka marrë vesh atentatin nga zëra brenda mazhorancës, sërish është e çuditshme se përse nuk e bëri publike. Për të do të ishte një rast i mirë për të denoncuar në Kuvend drejtuesit e mazhorancës se po mbanin të fshehtë një komplot vrasje. Nëse plani merret i mirëqenë dhe pse ka shumë dyshime, çfarë priste Berisha, që të ndodhte vrasja? Ajo që është edhe më e çuditshme, nëse Berisha e dinte planin e vrasjes dhe nuk reagoi për kundërshtarin e tij politik Tom Doshi, cila është arsyeja që nuk reagoi as për deputetin e tij Mëhill Fufi? Por kjo është vetëm pjesa e parë e interesit që ka dëshmia e Berishës dhe lidhet me detyrimin që kishte si zyrtar të denonconte, nëse është i vërtetë, një komplot i tillë. Pjesa tjetër ka të bëjë me implikimin e tij direkt në këtë histori. Sipas Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Kreut të Kuvendit, varianti i parë i atentatit që ka treguar Tom Doshi është se komploti ndaj tij po bëhej nga ish-kryeministri Sali Berisha, si shenjë hakmarrje për humbjen në Shkodër. Po sipas Tahirit, në dëshminë e parë Doshi përfshin emrin e kunatit të Berishës, ish-zëvendës-drejtorin e Policisë Agron Kuliçi, i cili ka qenë një prej njerëzve më të besuar dhe bodigard i ish-kryeministrit. Berisha pritet të pyetet edhe për këtë variant të Doshit.

Jashtë fushës së hetimeve për dosjen “Doshi”, çështja që shpërtheu ditën e hënë ka edhe një efekt politik. Një histori që mund të jetë e sajuar në terrenin politik shqiptar po jep rezultate reale. Mazhoranca ka kaluar në pozita mbrojtëse dhe opozita është hedhur në sulm si asnjëherë më parë. Berisha është personi kryesor që po përfiton më shumë se të gjithë politikisht nga kjo situatë. Nëse hetimet rezultojnë se nuk ka pasur asnjë plan për atentat, por vetëm konspiracion dhe thashetheme, personi më i interesuar për të gjithë stuhi është ish-kryeminsitri. 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 5 minutash

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 5 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 14 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 22 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 13 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.