Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Doshi apo Frroku, cili nuk gënjen?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy javë pasi deputeti Tom Doshi bëri akuzat më të rënda në politikën shqiptare, opinioni ende nuk është i qartë se çfarë ka ndodhur realisht në këtë histori. Doshi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta se ka paguar njerëz për të vrarë atë dhe deputetin e Partisë Demokratike, Mëhill Fufi. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhanë më pas një tjetër version për këtë histori që rrëzon krejtësisht variantin e Doshit. Sipas tyre 6 muaj më parë Doshi u ka thënë se atentati ishte planifikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Prej gjashtë muajsh drejtuesit kryesorë të shtetit ishin në dijeni të çështjes dhe kishin marrë sipas tyre, të gjitha masat për të verifikuar gjithë pretendimet e deputetit të Shkodrës. Në përfundim ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë histori të vërtetë. Me kaq mbyllet çështja, sipas drejtuesve të mazhorancës dhe tashmë është drejtësia ajo që duhet të japë fjalën e fundit për pretendimet e Doshit. Dhe fakti është se përveç Tom Doshit, sot askush nga personat në dijeni, qoftë dëshmitari që ai e çoi vetë tek institucionet, por edhe persona të tjerë që kanë dhënë “porosinë” tek lokali i famshëm në ish-Bllok nuk mbështesin variantin e Tom Doshit. Përveç Dritan Priftit. Të paktën për aq sa është publikisht, ndonëse nuk dihet tamam se çfarë kanë në dosjet e hetimit prokurorët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por para se të arrijmë tek “porositësit” apo personat që do kryenin vrasjen të paqarta mbeten mënyrat sesi u vu në dijeni deputeti Doshi për atentatin. E panjohura kryesore në këtë pjesë të historisë lidhet me deputetin tjetër të qarkut të Shkodrës, Mark Frroku. Sipas deklaratave që ka bërë deputeti Doshi, personi i parë që e ka vënë në dijeni për atentatin është deputeti Mark Frroku. Deputeti Doshi ka dhënë detaje për këtë histori duke thënë se ka qenë jashtë shtetit, kur i është bërë një telefonatë urgjente për t’u kthyer në Shqipëri. Madje, sipas Doshit,ka qenë pikërisht ky deputet që e ka informuar edhe për personat që e ndiqnin dhe e survejonin në ambjentet ku ai rrinte. Tom Doshi dhe Mark Frroku nuk janë dy deputetët që rasti e solli të njiheshin në Parlament. Mes tyre dihet se ka pasur një miqësi të hershme tepër të ngushtë. Madje, ka qenë Tom Doshi ai që ka këmbëngulur tek kryeministri Edi Rama që Mark Frroku të kishte mbështetjen e Partisë Socialiste në rrethin e Pukës,ku  u zgjodh deputet i Partisë Kristian-Demokrate. Ishin kaq miq të ngushtë aqsa asnjeri nuk i konceptonte veçmas, ose kur thonin Doshi nënkuptonin edhe Mark Frroku. Në parlament rrinin bashkë dhe për votimin, kolegët e tyre me shaka thonin, se si voton Doshi është dhe vota e deputetit tjetër. Thuhet se kanë edhe biznese bashkë. Sot dihet se dy deputetët nuk janë më miq. Mark Frroku, gjatë pyetjes në Prokurori ka mohuar të ketë pasur dijeni për atentatin dhe që të ketë qenë ai personi që e ka informuar Tom Doshin. Është e paqartë se çfarë ka ndodhur mes dy ish-miqve. Ashtu si është e çuditshme që Tom Doshi të ketë sajuar gjithçka, edhe pse faktet thonë të kundërtën. Tashmë dihet se Tom Doshi ishte një nga superdeputetët e së majtës. Bile më i fuqishëm edhe se Koço Kokëdhima, ndonëse Koço është më dinak dhe “ujk i vjetër”, por përballë furisë e fuqisë së Doshit as Kokëdhima nuk bëzante në grupin parlamentar. Deputeti akuzues i Metës, siç e ka pranuar dhe vetë, kishte jo pak ndikim tek ministrat. Me kryeministrin Edi Rama punët i shkonin vaj. Madje dhe me atë që e ka shpallur sot “hasmin” numër një, Ilir Meta, deri para disa kohësh kishte një marrëdhënie të shkëlqyer. Të dy kanë pranuar se disa kohë para plasjes së akuzave kalonin dreka dhe darka bashkë, si dy miq të vjetër. Nëse sipas Doshit, deputeti Frroku e njoftoi për atentatin, pra ai e futi në këtë histori me konspiracion, vrasje pas shpine dhe komplote shtetërore, si shpjegohet që sot është tërhequr? Hipotezat janë të shumta. Dritan Prifti, personi i vetëm që nuk ka dyshime se ka pasur plan vrasje për Doshin e lidh tërheqjen e Markut me problemet që ka vëllai i tij me drejtësinë. Por edhe me problemet që personalisht Frroku ka pasur disa vite më parë kur ishte i ri dhe ishte emigrant në Belgjikë. Çuditërisht, sipas Dritan Priftit, Mark Frroku e ka informuar edhe atë për planifikimin e një atentati. Por ndryshe nga Tom Doshi, Prifti nuk e ka marrë seriozisht. Në këtë pikë, historia e denjë për filmat triller dhe me spiunazh komplikohet edhe më keq. Por fakti është se shumë gjëra lidhen me Frrokun dhe Doshin. Njëri prej të dyve në këtë histori duket se gënjen. Por tashmë kjo nuk është më çështje kafenesh me biseda të tipit: “i thashë, më tha, kam marrë vesh”. Historia me “killerin” e Fushë-Krujës që mohon se ka marrë porosi, apo Tonin e Kombinatit që nuk di gjë për biseda vrasjesh, ka trazuar keqazi politikën deri në sferat më të larta. Në këtë pikë, ose Tom Doshi gënjen dhe ka sajuar një konspiracion fijet e të cilit s’po i lidh dot tani, ose Mark Frroku i ka shtënë në vesh një histori për interesat të tij, apo thjesht për muhabete kafenesh dhe tani gënjen për të shmangur pasojat e një historie që siç duket nuk ngjit më. Sepse, varianti që gënjen Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe gjithë struktura e shtetit që është marrë më këtë çështje, do të ishte njëherazi dhe një fund  i seriozitetit të shtetit.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Prokuroria po heton e ballafaqon përditë, e duket se po shkohet drejt fundit të muajit e fundit të hetimit, çka do të thotë se dikush digjet përfundimisht. Pasi nuk mundet që të dyja palët të dalin “rremi”. Njëra palë përfundon “shat-mat”. Cili po gënjen; Doshi apo Frroku? Të presim fundin e muajit mars, sepse duket se njeri do të mbetet deputet, e tjetri do të marrë udhën për në bankën e të akuzuarit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 5 minutash

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 5 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 14 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 22 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 13 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.