Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Emrat e ministrave që ikin dhe ata që vijnë

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas dy vitesh, kabineti qeveritar “Rama” pritet të ketë ndryshime në disa prej posteve kryesore. Muaji shtator është përcaktuar si koha kur Kryeministri do të bëjë publike ndërrimin e emrave të disa ministrave. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe mes dy kryetarëve të partive kryesore në koalicion, Edi Rama dhe Ilir Meta ka pasur diskutime lidhur më mënyrën sesi do të bëhen ndryshmet, bazuar dhe në marrëveshjen që kanë dy partitë për ndarjen e pushtetit. Por flitet edhe për një ndryshim të formulës së deritanishme në raport edhe me votat e shumta që mori LSI në zgjedhjet vendore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe pse zyrtarisht dy partitë kryesore nuk pranojnë të japin emra, pak a shumë po saktësohet nga burime të sigurta se cilët ministra ikin dhe cilët vijnë në qeveri. Emrat e mëposhtëm janë më të diskutuarit për rotacionin në kabinetin “Rama”, gjithsesi, fjalën e fundit dhe vendimin që ndonjëherë ndryshohet në minutat e fundit, e ka vetëm Kryeministri. Ndaj surprizat nuk do të mungojnë dhe emrat janë piketuar, por ende nuk janë konfirmuar. Edi Rama mbetet Edi Ramë dhe në sekondën e fundit mund të të fshijë emrin!

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ndër ndryshimet e para flitet se është ai i postit të Zëvendëskryeministrit. Ikën zv/kryeministri Niko Peleshi me një barrë eksperience dhe emërohet në vend të Saimir Tahirit. Ky i fundit shkon në vend të Nasip Naços në ministrinë e Drejtësisë, një prej dikastereve që në muajin shtator do të ketë reformën më të thellë në gjithë strukturën e tij. Kryeministri Rama kërkon reformë të plotë në drejtësi dhe vetëm Saimir Tahiri mund ta bëjë. Nuk ka ministër më më shumë kuota publike se sa Tahiri, sot për sot. Një tjetër ndryshim i mundshëm është ai në ministrinë e Transporteve. Edmond Haxhinasto ikën nga Transportet dhe shkon ministër i Integrimit. Ndryshimi i radhës pritet të jetë edhe ai në ministrinë e Financave, ku në vend të Shkëlqim Canit pritet të shkojë ministri aktual i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Sipas burimeve nga PS-ja, Cani mund të marrë një detyrë tjetër, ose të qëndrojë si deputet i thjeshtë në PS, pasi është ndër të paktët ministra që nuk e ka dorëzuar mandatin. Flitet se mund të marrë udhën për në SHBA si ambasador fuqiplotë i Shqiperise ne OKB. Ose mund të kandidojë për një post të OKB-se ku flitet për problemet financiare. Në OKB preferojnë njërëzit striktë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Eglantina Gjermeni ikën nga ministre dhe merr biletën Tiranë-Londër me “British” , me orarin e paradites, sepse emërohet ambasadore në Britaninë e Madhe. Në vend të saj, mbërrin Artan Shkreli ose Artan Lame. Të dy “Artanët” jane si spartanët, dhe njerin do ta zgjedhë. ,ndonese Lame e ka me shume qejf. Edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro lëviz dhe në vend të saj mund të fillojë Endri Fuga, një prej njerëzve më të afërt të Kryeministrit dhe më i kulturuari. Ka shumë lidhje mediatike dhe preferohet nga publiku. Kohët e fundit ka bërë për vete e kryeministrin, me elokuencën e tij, edhe dy media televizive, të cilat dikur ishin të financuara nga Berisha.

Blendi Klosi dhe Damian Gjiknuri mbeten aty ku janë sot dhe shtrëngojnë karriget e ministrit edhe dy vjet. Gjiknuri ka siguresat e energjisë , ndaj duket se nuk do t’ia kalojë kodet asnjeriu deri në vitin 2017.  Kurse Blendi Klosi, i vetmi që përfaqëson traditën dhe shtyllën kurrizore të PS-së, si dhe mëqnëse nuk i dhanë Bashkinë e Tiranës, nuk ia prekin çelësin e zyrës si ministër.  Ministri i Bujqësisë Panariti, një profesor dhe akademik i njohur, largohet i menduar për hallet e bujqësisë dhe në vend të tij emërohet një deputet i LSI-së. Emrin e tij e di vetëm Ilir Meta. Mund të jetë deputeti i Bulqizës. Kurse Ilir Beqaj mendohet të lëvizë vetëm nëse Partia Socialiste merr ministrinë e Transporteve dhe LSI-ja kërkon ministrinë e Shëndetësisë. Ilir Beqja do ta bëjë gjumin me trazira deri në shtator duke parë enderra se mos ia fusin prapë të vetët në PS, duke i thënë Ramës se “ boll lekë ka bërë ky Beqja!”.  Bledi  Çuçi dhe Lefter Koka kanë rrënjë të forta dhe nuk shkulen. Kishte ide për ta lëvizur Lefterin, por Nard Koka si “kumbar” i Darkës së Ngjalave kërcënon se bën gjëmën ndaj Edi Ramës e Ilir Metës, pra nuk preket ministria e Mjedisit. Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla luftojnë kundra njëra-tjetrës se cila do të jetë në listën e Edi Ramës për kandidate për Presidente Republike. Gjithmonë, nëse Ilir Meta nuk e do atë post. Por fati anon me shume për Nikollën si ministre e sotme, edhe për faktin se flet ngadalë e kreu i Shtetit duhet të jap imazhin e njeriut sikur flet me peshën e halleve të popullit.

Ku i dihet, jetojmë në Tironë! Por Rama edhe mund ti palosë të gjithë këto e të nxjerrë emra krejt të rinjë për ministra, duke mos iu dhimbsur se humbën edhe mandatin e deputetit, ministrat e mësipërm. Më i mençuri mbetet Shkelqim Cani që nuk e dorëzoi kurrë mandatin e deputetit. Dibran i zoti !  Për momentin të gjithë e kanë emrin të shkruar me laps, e jo nga ato të lapsit të Shkullakut, por në mendjet e Ramës dhe Metës. Pushime të trazuara do bëjnë ministrat, përjashtuar Saimir Tahirin që nuk po vendos akoma mes ministrisë së brendshme dhe asaj të drejtësisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.