Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fryjnë erëra arrogance

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:40
Fryjnë erëra arrogance
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Frrok Çupi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po të ishte se fryma e arrogancës shtetërore do të shkaktonte vërtet të ftohtë, këtu në Shqipëri dhe në Ballkan do të ndodheshim në pikën e dimrit më të acartë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Po vjen një dimër me ngrica të mëdha politike. Disa korierë mediatik njoftojnë se Amerika, si ampermetri i parë i presisoneve politike, po njofton konflikt në Ballkan. Përveç kësaj, nuk ka njeri që nuk ndien se po ngrihen pluhura arrogance mbi fytyrën e çdo individi. Vetë Kumanova e Maqedonisë, ku u derdh gjak dhe u shkatërruan mbi 600 shtëpi qytetarësh, është shëmbëlltyra se si mund ta katandisë secilin vend arroganca shtetërore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çuditërisht, arroganca shtetërore ka marrë formën e erës. Era nuk njeh kufij shtetëror; kur frynë, fryn furishëm derisa t'i ndalet shpirti. Edhe era e arrogancës këtë rrugë po ndjek; po përfshin rajonin pa e ditur nëse është në Maqedoni, në Shqipëri, në Turqi, Kosovë, apo diku tjetër. Sigurisht që, kur Maqedonia u shfaq si gogoli i arrogancës, njerëzit menduan se aty qenka syri i ciklonit.

Por mund të mos jetë vetëm aty.

Syri i ciklonit mund të jetë këtu, në Shqipëri.

Qeveria i ka hypur kalit të erës së arrogancës. Teksa njerëzit po mendonin se duke ardhur dita e zgjedhjeve për pushtetin vendor, këta do të zbuteshin, ndodhi ndryshe. Duhej të zbuteshin, të paktën si një gjest formal, sa për të shtrirë dorën për vota. Por edhe për vota shtrinë grushtin dhe fyerjen e njeriut në mes të njerëzve. Këta të Rilindjes duket se kanë rizgjuar nga strofulla Erën e Arrogancës që kishte mbyllur në tunel fundi i regjimit komunist. Këta të Rilindjes, teksa po vinin në fushatë elektorale, lëshuan pakot e mëdha me tritol me të cilat shembën shtëpi njerëzish dhe trembën zemra të dobtësh. Lëshuan, për pak ditë, hekurat e burgjeve për fatura elektrike dhe vunë maskë njerëzore. Por bash aty, një tufë qeveritarësh dhe vetë kryeministri socialist, nisën tërbimin e arrogancës. Nuk lanë njeri pa sharë e poshtëruar; nuk lanë ekran pa ndotur me fjalë që nuk mund të thuhen mes familjarëve. Po të kisha për të shkruar një artikull mbi këtë temë, se si shanë kryeministri në publik, do të detyrohesha të isha joprofesional. Sepse lexuesit nuk mud t'i tregoja cilat janë fjalët që ndotin. Siç i kërkohet një gazetari që të dëshmojë faktin të parin…

Arroganca politike ka mbërritur shumë lart. Kryemninistri, etj., po thonë në popull se "nuk ka nevojë për opozitë". Po thotë se "kandidatët e opozitës nuk i duhen dreqit". Po thotë se kryetari i opozitës "është një kastravec". Këta po thonë se do të ketë vetëm një njeri në pushtet dhe vetëm një rracë pushteti. Këta po i ndajnë krahinat e Shqipërisë në "të mijat dhe të njerkës", siç kishte bërë edhe diktatura. Këta po manifestojnë arrogancën që as pushteti komunist nuk e manifestoi dot menjëherë pas Luftës së Dytë.

Deri ku do të shkojë kjo erë arrogance?

… Syri i ciklonit mund të jetë në Turqi.

Turqia që ka në krye një prej katër autokratëve më famëkeq të Botës, tashmë i ka asfiksuar rrymat e tjera, veç erës së arrogancës shtetërore. Presidenti mendon se tashmë i ka larë duart me Qemalizmin në vend dhe po krijon hartën e Otomanisë së vjetër. Ka mprehur dy shpata: Njërën andej nga Kurdistani dhe Siria, tjetrën në drejtim të Ballkanit. Në vizionin e tij i del se Ballkani është më afër Otomanisë, ose më afër vëllazërisë myslimane. Këta janë kolopuçë!- mendon ai. Këtu në Shqipëri erdhi për të gjetur nizamë shqiptarë që të eleminojë kundërshtarin poilitik të "sulltanit". "Opozita është terroriste!", tha. Në Kosovë shkoi e tha se "kur themi Turqia kemi thënë Kosovë/ dhe kur themi Kosvë, kemi tënë Turiqi". Një komb si shqiptarët, po ndien erën arrogante të sulltanëve.

A ka plane konflikti ballkanik zoti Erdogan?, kjo nuk është akoma në dritë të diellit. Por fakti që u shfaq këtu bash ditën e përgjakjes në Kumanovë, dëshmon se "ujku kërkon dele". Konflikti i duhet autokratit për të mbuluar gropën e arrogancës në atdheun e tij. Motivi i tij politik është ky: "Jam në drejtimin e duhur!" Nuk ka arrogancë më të madhe se ta zgjedhësh drejtimin ku do të kalojë fati i popullit dhe ti të mos i japësh të drejtë popullit që ta ndryshojë drejtimin. "Drejtimi i imponuar (ose i duhur)", është epiqendra e totalitarizmit dhe arrogancës.

Syri i ciklonit mund të jetë në Maqedoni.

Këtu kryeministri, edhe pse ka instaluar konfliktin e parë të përgjakshëm, nuk pranon të japë dorëheqjen. Ka thërritur "nën armë" gjysmën e popullit kundër gjysmës tjetër të popullit. Ata që "e mbrojnë" janë ngritur kundër atyre që nuk e duan. Si në Shqipëri që thuhet: "Populli opozitar socialist", dhe populli tjetër. Kryeministri i Maqedonisë ka zënë rrugën ku mund të kalonte paqja në udhëkryqin ballkanik. Ai nuk e pranon vullnetin e popullit. Kështu mund të ndodhë në Shqipëri menjëherë pas zgjedhjeve të 21 Qershorit. Qeveria duket e gatshme që ose t'i blejë votat, ose t'i vjedhë, ose të mos pranojë humbjen. Të tri rrugët përmbajnë arrogancë; të tri rrugët të çojnë në konflikt.

…. Ku është vallë syri i ciklonit të erërave të arrogancës?

Erërat veç po fryjnë, pas njohur kufij; nga Serbia në Shqipëri, nga Maqedonia në Turqi, nga Greqia për në Europë.

Më duket se syri i ciklonit të arrogancës nuk është veç një kryeqytet, veç një vatër lufte, veç një ndarje etnike a fetare. Arroganca shtetërore këtë herë vjen nga inferioriteti i politikës shtetërore, sidomos nga qeveritë. Kryeministra dhe ministra që nuk kanë bërë kurrë gjë në jetë, ose kanë bërë veç keq, këta duan nënshtrimin e të tjerëve… Ja, shikoni veç qeverinë e Shkupit që thotë se "për një orë i zhdukim shqiptarët",… ja shikoni qeverinë e Tiranës që thotë se "demokratët nuk i duhen as dreqit".

Sikur të ishin erëra të natyrës, do të kishim dimër të acartë. Por janë erëra arrogance. Diçka njësoj presim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 28 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 28 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 30 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 31 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.